Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka nisur punën për të vlerësuar fletëvotimet në Mitrovicë të Jugut dhe Gjakovë, pas raportimeve për parregullsi gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komunash.
Komisioni do të përgatisë raportin e parë deri më 14 nëntor, ndërsa vlerësimi për komunat e tjera do të bëhet sipas mostrës së caktuar dhe raporti do të finalizohet deri në fund të javës.
Ky hetim është pjesë e përgjigjes ndaj kërkesave të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe ka për qëllim sqarimin e situatës së krijuar në procesin zgjedhor.
KAQPATA