Prokurorët italianë po hetojnë akuza tronditëse për turizëm lufte gjatë rrethimit të Sarajevës në vitet 1990, ku të huaj të pasur dyshohet se kanë paguar deri në 100 mijë euro për të qëlluar civilë me snajperë.
Sipas hetimeve, pjesëmarrës nga Italia, SHBA, Rusia dhe vende të tjera udhëtonin në Bosnje dhe paguan forcat serbe për të lejuar sulmet ndaj qytetarëve. Çmimet duket se ndryshonin sipas objektivit: fëmijët kushtonin më shumë, më pas burrat, gratë dhe të moshuarit, të cilët mund të vriteshin falas.
Dëshmitarë të ndryshëm dhe raportime të mëparshme flasin për udhëtime nga Trieste drejt pozicioneve të snajperistëve mbi qytet. Edin Subasiq, ish-oficer inteligjence, konfirmoi se italianët paguan për të qëlluar civilët, ndërsa një ish-marins amerikan dëshmoi se “qitës turistë” vizitonin Sarajevën për kënaqësi personale.
Rrethimi i Sarajevës nga 1992–1996 mbetet më i gjatë në historinë moderne europiane, me mbi 11,500 viktima. Hetimet vazhdojnë për të identifikuar të gjithë të përfshirët dhe për t’i ndjekur penalisht për vrasje të qëllimshme dhe mizori.
KAQPATA