Një nënë e bijë u arrestuan në Australi për mashtrim dhe përfitim të gati 46 milionë dollarëve nga klientë që u bindën për parashikime për pasuri. Nënë 53-vjeçare pretendonte se ishte fallxhore, ndërsa vajza 25-vjeçare ekspertë e feng shui.
Nënëja përballet me 39 akuza, përfshirë udhëheqjen e grupit kriminal dhe përfitim përmes mashtrimit, ndërsa vajza me 7 akuza për pjesëmarrje në aktivitet kriminal. Policia sekuestroi dokumente, telefona, çanta luksoze dhe ari gjatë bastisjes në rezidencën e tyre multi-milionëshe.
Hetuesit thanë se dyshja i bindte viktimat të merrnin kredi duke premtuar pasuri miliardëshe në të ardhmen, përfitimet e së cilës i merrnin vetë. Ato thuhet se ishin pjesë e një sindikate kriminale që mashtronte edhe banka australiane, duke përfituar deri në 250 milionë dollarë.
KAQPATA