Robert Lewandowski po përballet me një të ardhme të paqartë te Barcelona, pasi sulmuesi polak raportohet se ka marrë një ofertë të jashtëzakonshme nga Arabia Saudite.
Sipas raportimeve ndërkombëtare, klubi Al-Hilal ka dorëzuar një ofertë zyrtare për transferimin e 37-vjeçarit, duke synuar ta sjellë atë si përforcim të madh në Superligën Saudite.
Oferta financiare për sulmuesin veteran raportohet të jetë rreth 90 milionë euro në sezon, një shifër që e vendos këtë marrëveshje ndër më të mëdhatë në historinë e futbollit.
Burime pranë situatës bëjnë të ditur se Lewandowski është duke e shqyrtuar seriozisht mundësinë e largimit nga “Camp Nou”, ndërsa disa media raportojnë se ai mund të jetë pranë pranimit të propozimit.
Interesi për të nuk mungon as nga klube të tjera, përfshirë skuadra nga Serie A dhe MLS, por Al-Hilal aktualisht shihet si favorit për nënshkrimin e tij.
Nëse marrëveshja finalizohet, kjo do të shënonte një nga transferimet më të bujshme të verës dhe fundin e epokës së tij në La Liga.
KAQPATA


