Për të tretën herë, punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) dalin në protestë për të kërkuar ekzekutimin e pagave të tyre. Sindikata e Punëtorëve i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë Albin Kurti të veprojë menjëherë, siç kishte bërë në gusht të këtij viti.
Gëzim Bimbashi nga sindikata deklaroi se mbi 700 familje punonjësish po përballen me presione financiare dhe ankth për të ardhmen, dhe se kjo nuk është krizë ekonomike, por një krizë e identitetit të RTK-së. Ai bëri thirrje që institucionet të mos i fusin punëtorët në betejat politike mes partive.
Punëtorët njoftuan se greva do të fillojë të hënën, nga ora 11:00 deri në 12:00, ku gjatë këtij një-orëshi nuk do të kryhet asnjë aktivitet në RTK. Sindikata thekson se RTK është pronë publike dhe e qytetarëve, dhe se punëtorët do ta mbrojnë atë me dinjitet dhe vendosmëri.
KAQPATA