Një burrë 50-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në Annecy, Francë, pasi është sulmuar me shkop bejsbolli, raportojnë mediat franceze.
Ngjarja ndodhi të dielën në mesditë, ndërsa autorët u larguan menjëherë pas sulmit. Viktima u godit në fytyrë dhe ndërroi jetë në spital të hënën në mëngjes.
Policia ka bërë të ditur se viktima ishte i njohur më parë nga autoritetet, por detajet për shkeljet e tij nuk janë zbuluar.
Është hapur hetim për “vrasje me qëllim” nga Divizioni i Kriminalitetit të Organizuar dhe Specializuar (DCOS), që po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
KAQPATA