Beautiful national state flags of Kosovo and USA together at the sky background. 3D artwork concept.
Pas një muaji e gjysmë ndërprerjeje, faqja zyrtare në Facebook e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinëështë riaktivizuar sot.
Ky hap vjen pas rikthimit në funksion të Qeverisë amerikane, e cila kishte qenë e mbyllur përkohësisht për shkak të mungesës së marrëveshjes buxhetore në Kongresin amerikan.
Në postimin e parë pas rikthimit, ambasada shpërndau një publikim nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili i kushtohet forcave të ushtrisë amerikane.
Kujtojmë se më 1 nëntor, ambasada kishte njoftuar se aktivitetet në rrjete sociale do të pezulloheshin përkohësisht për shkak të mbylljes së përkohshme të administratës federale të SHBA-së.
KAQPATA