Autoritetet turke kanë njoftuar se janë gjetur trupat e të gjitha 20 viktimave të aksidentit ajror që ndodhi përgjatë kufirit Azerbajxhan–Gjeorgji në fillim të kësaj jave.
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë deklaroi se gjatë kërkimeve në rrënojat e avionit ushtarak të mallrave C-130, është gjetur edhe trupi i ushtarit të fundit të humbur.
“Si rezultat i përpjekjeve të kërkimit në rrënojat e aeroplanit tonë ushtarak mallrash që u rrëzua në kufirin Azerbajxhan-Gjeorgji, është gjetur trupi i shenjtë i dëshmorit tonë të 20-të”, thuhet në deklaratë.
Avioni, i cili transportonte mallra nga Azerbajxhani, kishte në bord 20 persona, përfshirë ekuipazhin, të cilët fatkeqësisht humbën jetën në ngjarje.
KAQPATA