Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar mbi 2300 gjoba trafiku në të gjithë vendin.
Në raportin ditor bëhet e ditur se janë arrestuar 16 persona, prej të cilëve 11 janë dërguar në mbajtje.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 31 aksidente me dëme materiale, 20 me të lënduar, ndërsa një aksident ka përfunduar me fatalitet.
Policia apelon për kujdes dhe respektim të rregullave të komunikacionit, duke theksuar se do të vazhdojë me kontrolle të shtuara për rritjen e sigurisë në rrugë.

KAQPATA