Një person është arrestuar në Istog pasi u përpoq t’u ikte policëve dhe u drejtoi atyre armën. Ngjarja ndodhi të mërkurën në rrugën “Nënë Tereza”, rreth orës 13:15, njofton Policia e Kosovës.
Sipas raportit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, patrulla policore në rroba civile kishte kërkuar të kontrollonte një veturë të dyshimtë, por shoferi nuk iu bind urdhrit dhe tentoi të arratisej. Gjatë ikjes, ai nxori një armë nga brezi dhe ua drejtoi zyrtarëve policorë.
Policia reagoi menjëherë duke përdorur armët zyrtare për ta neutralizuar situatën dhe pas një urdhri verbal për dorëzimin e armës, arriti ta arrestojë të dyshuarin. Gjatë ndërhyrjes, njëri nga zyrtarët policorë pësoi lëndime të lehta.
Nga i dyshuari u sekuestruan një armë zjarri dhe një karikator. Ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë.
KAQPATA