Pak ditë para finales së madhe të “Miss Universe 2025”, atmosfera në Tajlandë është tensionuar pas një skandali që ka përfshirë drejtuesit e konkursit.
Drejtori i “Miss Universe Tajlandë”, Nawat Itsaragrisil, është përplasur me përfaqësuesin e Meksikës, Jorge Figueroa, konflikt që përfundoi me arrestime dhe hetime zyrtare.
Mediat lokale raportojnë se Nawat ka ngritur padi penale ndaj disa personave të përfshirë në marrëveshje biznesi brenda organizatës, ndërsa policia arrestoi disa prej tyre, përfshirë edhe Figueroa-n, drejtorin e “Miss Universe Mexico”.
Ky incident ka hedhur hije mbi një nga ngjarjet më të ndjekura të vitit në botën e bukurisë.
KAQPATA