Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur përkrahje për protestën e ftuar nga OVL-UÇK që do të mbahet më 16 nëntor në Strasburg, në shenjë kundërshtimi ndaj gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së.
Në një reagim publik, Lladrovci ka deklaruar se e vërteta e Kosovës duhet të jetë “e dukshme dhe e zëshme në Strasburg”, duke theksuar se kjo protestë është një qëndrim i përbashkët kundër padrejtësive që po i bëhen ish-luftëtarëve të lirisë.
Ai ftoi të gjithë atdhetarët që kanë mundësi të marrin pjesë në protestë, për të treguar mbështetjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe të tjerëve që po gjykohen në Hagë.
Sipas tij, akuzat ndaj tyre janë pjesë e një “skenari serbo-rus”, ndërsa UÇK-ja mbetet shpirti dhe krenaria e popullit shqiptar.
KAQPATA