Në Mitrovicën e Jugut ka përfunduar procesi i verifikimit dhe numërimit të fletëvotimeve për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Procesi u zhvillua nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të partive politike dhe hetuesve policorë, pas ndërprerjes që ndodhi për shkak të dyshimeve për manipulime.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës kishte urdhëruar pezullimin e numërimit për shkak të mospërputhjes së numrave serikë në disa fletëvotime. Pas shpjegimit të kompanisë CETIS, e cila tha se gabimi ndodhi për shkak të një defekti teknik në printer, procesi rifilloi të mërkurën.
Rezultatet paraprake tregojnë se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka fituar me rreth 2,315 vota më shumë se rivali i tij nga PDK, Arian Tahiri. Megjithatë, PDK ka kërkuar rivotim në këtë komunë, duke pretenduar se procesi është cenuar nga parregullsitë.
Shoqëria civile, përfshirë Institutin Demokratik të Kosovës, ka kërkuar që fletëvotimet me kode të pasakta të shpallen të pavlefshme. Prokuroria pritet të publikojë raportin përfundimtar mbi rregullsinë e procesit.
KAQPATA