Në minierën e “Trepçës” është regjistruar një defekt i rëndë teknik që ka shkaktuar ndërprerje të punës dhe ka lënë të bllokuar një grup minatorësh në thellësi të zgafellës.

Sipas përfaqësuesve të Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate, kur një trafo kryesore është dëmtuar, duke ndërprerë furnizimin normal me energji elektrike në minierë.

Në momentin e incidentit, në ndërrimin e tretë ndodheshin rreth 45 minatorë. Një pjesë e tyre ka arritur të dalë në mënyrë alternative përmes rrugëve emergjente, ndërsa 18 minatorë kanë mbetur të bllokuar në horizontet më të thella të minierës, për shkak të vështirësive në lëvizje dhe kushteve të punës në terren.

Autoritetet sindikale bëjnë të ditur se gjendja e minatorëve të mbetur nën tokë nuk është e mirë pas më shumë se 16 orësh qëndrimi në kushte të vështira, ndërkohë që ekipet teknike janë duke punuar intensivisht për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike.

Sipas tyre, operacionet për normalizimin e situatës po vazhdojnë, por ende nuk ka një afat të saktë se kur do të mund të përfundojnë punimet dhe të bëhet nxjerrja e minatorëve.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *