Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka vlerësuar lartë dëshminë e diplomatit amerikan Christopher Hill në Gjykatën Speciale, duke theksuar se ajo reflekton një të vërtetë të madhe për Kosovën dhe rolin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Gucati tha se UÇK-ja ka qenë bashkuese dhe jo përçarëse, duke theksuar se vendimet në Rambuje u morën në unitet mes Thaçit dhe Rugovës. Hill gjatë dëshmisë ka pohuar se Thaçi nuk drejtonte UÇK-në dhe se organizimi i saj nuk ishte hierarkik, duke sfiduar pretendimet e prokurorisë.
KAQPATA