Shaqir Lutvija është dënuar me 10 vjet burg për krime lufte gjatë periudhës 1998-1999 në Prizren. Ai akuzohet se, si inspektor dhe polic në Stacionin Policor të Prizrenit, ka kryer arrestime, maltretime dhe trajtime çnjerëzore ndaj civilëve shqiptarë, duke përdorur edhe mjete elektrike që shkaktuan vdekjen e një personi dhe plagosjen e të tjerëve.
Aktakuza u ngrit nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe mbështetet në dëshmitë e dhjetëra qytetarëve që përjetuan krimet. Lutvija ishte deklaruar i pafajshëm gjatë seancës fillestare më 17 shtator 2024.
KAQPATA