Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gollubovc të Malishevës, është arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Plloqicë të Malishevës.
I plagosur gjatë ngjarjes, Isufi u dërgua fillimisht në urgjencën e Malishevës dhe më pas në QKUK nën masa të rrepta sigurie. Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, deklaroi se gjendja e tij është stabile dhe se po kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme para transferimit në Klinikën Abdominale.
“Pacienti ndodhet aktualisht në emergjencë, i janë bërë ekzaminimet dhe gjendja e tij është stabile. Do të transferohet në Kirurgji Abdominale”, tha Syla.
KAQPATA