Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, dhe artisti kosovar Yll Limani kanë lansuar projektin e tyre të përbashkët muzikor, “All Natural”.
Ky bashkëpunim shënon herën e parë që Rita Ora punon me një këngëtar nga Kosova. Kënga tashmë është e disponueshme në Spotify dhe po tërheq vëmendjen e fansave të dy artistëve.
Rita ka promovuar projektin në rrjetet sociale, duke njoftuar publikun se kënga do të publikohej të premten dhe ka konfirmuar pjesëmarrjen e Yll Limanit.
KAQPATA