Astrit Isufi, i arrestuar mëngjesin e sotëm në fshatin Pllaqicë të Malishevës për vrasjen e dy vëllezërve, po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për plagët që ka marrë nga arma e zjarrit.

Një numër i madh policësh janë vendosur pranë dhomës ku Isufi po merr trajtim mjekësor, ndërkohë që sigurimi i hyrjeve të klinikës është rritur. Policia ka konfirmuar se në vendngjarje dje janë gjetur dy armë zjarri, por detajet për mënyrën se si i dyshuari është plagosur nuk janë bërë ende publike.

Foto : T7
KAQPATA