Astrit Isufi, i arrestuar më 07.11.2025 për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë, kishte një histori të gjatë dhune ndaj gruas së tij.
Sipas dosjeve gjyqësore, më 30 mars 2025, gjatë festës së Bajramit, Isufi kishte sulmuar fizikisht gruan e tij me shuplakë, grushte dhe kabllo elektrike, ndërsa e kishte kërcënuar se nëse ndahet nga ai, do t’ua vrasë të gjithë familjen.
Për këtë ngjarje, Gjykata Themelore e Prishtinës e kishte dënuar me 5 muaj burg dhe gjoba, vendim që më pas u ul nga Gjykata e Apelit në 3 muaj burgim dhe gjobë për dhunë në familje.
Astrit Isufi është identifikuar si autori kryesor i vrasjes së dy vëllezërve të gruas së tij në Golluboc, ku dyshohet se ka përdorur armë zjarri. Ai u arrestua pas më shumë se 15 orësh arrati dhe aktualisht ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke marrë trajtim mjekësor.
KAQPATA