Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë, është arrestuar sot nga autoritetet.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, konfirmoi arrestimin. I njëjti ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare të Malishevës për shkak të plagëve të marra gjatë përleshjes dhe më pas është dërguar në QKUK.
Hetimet e policisë dhe prokurorisë për ngjarjen e rëndë vazhdojnë, ndërsa komuniteti mbetet i tronditur nga incidenti.
KAQPATA