Specialistët e Hetimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan mjekun S. M., 56 vjeç, pasi në pamjet e transmetuara nga emisioni investigativ “Stop”, ai ngacmonte seksualisht një shtetase.
Menjëherë pas transmetimit, Operator i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor njoftoi lirimin e menjëhershëm të mjekut Sinan M. nga detyra, për shkelje të rëndë të etikës profesionale në Qendrën Shëndetësore nr. 10.
Sipas raportimeve, pacientja u ftua fillimisht në qendër për një vizitë kontrolli. Më pas, doktori zhvilloi një sjellje që tejkalonte marrëdhënien profesionale, duke i bërë komente me përmbajtje erotike, ngacmime fizike dhe ftesa seksuale të përsëritura në ambientet e punës.
Vendimi për lirimin u mor në përputhje me Kodin e Punës dhe Rregulloren e Brendshme të institucionit, duke garantuar mbrojtjen e etikës dhe sigurisë për pacientët.
KAQPATA