Raporti i Progresit për Serbinë nga Komisioni Evropian evidenton shkelje të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Sipas dokumentit, shqiptarët përballen me diskriminim, nënpërfaqësim dhe pasivizim të adresave, një praktikë që sipas raportit mund të shërbejë për “spastrim etnik” përmes mjeteve administrative.
Ardita Sinani thekson se raporti i vitit 2025 tregon qartë që shqiptarët e Luginës nuk përfshihen në mënyrë të barabartë në institucionet shtetërore dhe mbeten të nënpërfaqësuar në administratë dhe polici. Plani i veprimit për përmirësimin e përfaqësimit nuk ka sjellë ende rezultate të dukshme.
Çështja e pasivizimit të adresave është përmendur edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e vitit 2023, duke theksuar se praktika duket e joproporcionuar ndaj shqiptarëve, sidomos në Medvegjë. Sipas regjistrimit të vitit 2022, në Serbi jetojnë mbi 60 mijë shqiptarë, pakica e katërt më e madhe në vend.
Raporti nënvizon se Lugina e Preshevës trajtohet shpesh vetëm në kohë zgjedhjesh dhe se institucionet e Serbisë duhet të respektojnë të drejtat e pakicave për të qenë pjesë e një Europe demokratike dhe të barabartë.
KAQPATA