Rob Jetten (r), Vorsitzender der D66, trifft am Wahlabend im Wahlkreis D66 mit seinem Verlobten Nicolas Keenan ein. (zu dpa: «Niederlande bekommen wohl einen First Gentleman»)
Holanda pritet të ketë kryeministrin e saj të ri, liberalin e majtë Rob Jetten, 38 vjeç, i cili mund të bëhet lideri i parë homoseksual në historinë e vendit. Përkrah tij qëndron i fejuari argjentinas, Nicolás Keenan, 28 vjeç, një sportist profesionist i hokejit.
Historia e tyre nisi rastësisht në një supermarket në Hagë, gjatë verës së vitit 2022, kur Jetten, në atë kohë ministër për Klimën, u detyrua të largohej përkohësisht nga banesa për arsye sigurie. Takimi i rastit shënoi fillimin e një lidhjeje që tashmë ka tërhequr vëmendje në mbarë botën.
Keenan është lojtari i parë i hokejit profesionist në Holandë që ka folur hapur për orientimin e tij seksual dhe ka përfaqësuar Argjentinën në Lojërat Olimpike të Parisit dhe Tokios. Ai është shprehur se jeta e tij nuk do të ndryshojë shumë edhe nëse bëhet “zotëri i parë” i vendit.
Jetten ka folur hapur për dashurinë e tij gjatë fushatës zgjedhore, duke treguar se partneri i tij është burim i gëzimit dhe forcës. Dyshja tashmë janë fejuar dhe po përgatiten për dasmën e tyre.
KAQPATA