Debati mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrullah Çeku, gjatë një përballjeje televizive, është përqendruar në temën e pastrimit të qytetit dhe menaxhimit të mbeturinave.
Çeku kritikoi Ramën për mungesë efikasiteti në përmirësimin e pastërtisë, duke thënë se pas katër vitesh qeverisje, Prishtina ende përballet me mbeturina në çdo lagje.
“Qysh bërllokun mos me mbërri me fshi për 4 vjet? Transformime, transformime, qyteti i papastër”, deklaroi Çeku.
Në kundërpërgjigje, Rama e akuzoi Vetëvendosjen për pengesa të qëllimshme në Asamblenë Komunale, duke thënë se opozita ka bllokuar vendime të rëndësishme për ndërmarrjet komunale.
“A e keni blloku vetë në Asamble?”, pyeti Rama, ndërsa pas një batute të Çekut, ai shtoi me ironi: “A pe sheh qysh gëzohesh, se të ka mësuar Dejona (Mihali)”.
KAQPATA