Daorsa Spahija, 25-vjeçarja nga Gjakova që humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme në Tetovë, do të përcillet sot për në banesën e fundit.
Familjarët kanë bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet në varrezat e qytetit të Gjakovës, me fillim nga ora 14:00.
E ndjera ishte studente e nivelit master në Universitetin e Tetovës, ndërsa rrethanat e vdekjes së saj mbeten ende të paqarta. Prokuroria Themelore e Tetovës ka bërë të ditur se hetimet janë intensifikuar dhe se deri tani nuk ka indikacione për ndonjë vepër penale.
Nga ana tjetër, gazetarja Liridona Vejseli ka deklaruar se Daorsa kishte përjetuar presion të vazhdueshëm fizik dhe psikik nga i dashuri i saj, duke ngritur shqetësime për një mundësi tjetër të tragjedisë.

KAQPATA