Rita Ora tërhoqi vëmendjen e publikut gjatë një eventi të organizuar nga magazina Vogue, duke veshur një kostum të zi me këmishë të bardhë. Por shikuesit u fokusuan te shiriti në krahun e saj, ku shkruhej fjalë e thjeshtë, por e fuqishme: “Emigrante”.
Ky mesazh simbolik është një përpjekje e Ritës për të vënë në pah sfidat dhe të drejtat e emigrantëve. Si vetë një emigrante që ka kaluar peripeci të ndryshme në karrierën e saj ndërkombëtare, ajo ka përdorur këtë detaj për të ndërgjegjësuar publikun mbi përvojat dhe sfidat e njerëzve që vendosin të lënë vendin e tyre.
Shiriti nuk është vetëm aksesor estetik, por një deklaratë personale dhe sociale përmes modës.

KAQPATA