Këngëtarja Elsa Lila ka zbuluar arsyen e mungesës së saj në edicionin e fundit të Festivalit të Këngës, duke hedhur akuza të forta mbi transparencën e tij.
Gjatë intervistës në emisionin Mirëmbrëma Yje me Arbana Osmanin, Lila tha se dy vite pjesëmarrje radhazi ishin të mjaftueshme për të kuptuar se TVSH-ja nuk është ambienti i saj. Ajo e hodhi poshtë pretendimin se vendimet në festival i merr publiku, duke lënë të kuptohet se vota e publikut nuk ka peshë në rezultatin final.
Elsa Lila ishte fituesja e çmimit të parë në Festivalin e 61-të të Këngës me këngën “Evita”, pas një rikthimi 25-vjeçar, ku juria e vlerësoi me pikët maksimale. Në vend të dytë renditet Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”. Kënga që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2023 u zgjodh nga vota e publikut dhe ishte Albina Kelmendi, jo Elsa Lila.
Ky incident rikthen debatet mbi mënyrën se si vendoset rezultati i festivaleve dhe rolin e publikut dhe jurisë në përzgjedhjen e këngës fituese.
KAQPATA