Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur një marrëveshje për të garuar së bashku në balotazhin e komunës së Dragashit, që do të mbahet më 9 nëntor. Bashkëpunimi u zgjerua edhe me koalicionin VAKAT dhe kandidatin e pavarur Nedzmidin Sejdilar.
Kandidati i PDK-së për kryetar, Shaban Shabani, e përshkroi marrëveshjen si dëshmi të bashkëpunimit për një qeverisje të drejtë dhe transparente, duke theksuar harmonizimin e programeve dhe parimeve qeverisëse që do të shërbejnë si bazë për shërbimin ndaj qytetarëve.
Nga ana tjetër, kandidati i VV-së, Filiz Mustafa, deklaroi se bashkimi ka për qëllim ndërprerjen e mandatit të dytë të kryetarit aktual dhe përmirësimin e qeverisjes në Sharr, duke vënë theksin tek shërbimi ndaj qytetarëve dhe jo sundimi mbi ta.
Në sondazhet e fundit, LDK-ja kryeson me 45.62% të votave, PDK-ja ka 28.05%, ndërsa VV-ja 16.82%.
Ky koalicion synon të ndryshojë balancën e pushtetit në komunën e Dragashit përmes balotazhit të ardhshëm.
KAQPATA