Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka akuzuar ish-përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, dhe ish-emisarin për dialogun Miroslav Lajçak, për vendosjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Në një intervistë për emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ajo tha se masat u vendosën pas lëndimit të disa ushtarëve të KFOR-it në veri të vendit, në përleshje të nxitura – sipas saj – nga persona të drejtuar nga Serbia.
“BE-ja, në vend që t’i kërkonte llogari Serbisë për sulmet ndaj ushtarëve të NATO-s, vendosi masa ndaj Kosovës,” deklaroi Gërvalla. Ajo e quajti këtë vendim “të pashpjegueshëm” dhe shtoi se ishte rezultat i një “presioni të papranueshëm” nga Lajçak dhe Borrell.
E pyetur nëse këto masa ishin “dhuratë” nga dy zyrtarët evropianë, Gërvalla u përgjigj: “Po, patjetër. Ato janë bërë me një email që askush nuk e ka kundërshtuar.”
Sipas saj, Kaja Kallas, shefja e re e Politikës së Jashtme të BE-së, tashmë po punon në heqjen e masave ndaj Kosovës.
KAQPATA