Në një lëvizje që ka bërë rrjetin të shpërthejë në ironi, këngëtari i muzikës popullore, Labinot Rexha, ka paralajmëruar organizimin e një proteste për të qenë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”. Ai ka ftuar ndjekësit të mblidhen nesër në orën 11:00 para shtëpisë më të famshme në vend.
Postimi i tij në Facebook ka ngjallur reagime të shumta, me komente që e përshkruajnë situatën si një shembull të “çmendurisë mediatike” që po e karakterizon realitetin shqiptar.
Ndërkohë, data e fillimit të sezonit të katërt të “Big Brother VIP Kosova” ende nuk është bërë publike, por dëshira për famë duket se po arrin nivele të reja.
KAQPATA