Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar vendimin për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve, që do të mbahet më 9 nëntor.
Sipas vendimit, fushata do të nisë më 3 nëntor dhe përfundon më 9 nëntor 2025, në orën 06:59 të mëngjesit.
Kufiri maksimal i shpenzimeve për subjektet politike është përcaktuar në shumën prej 2 milionë e 633 mijë e 344 euro, duke u bazuar në numrin e votuesve të regjistruar për balotazh — gjithsej 1 milion e 316 mijë e 672 votues, që nënkupton 2 euro për çdo votues.
Subjektet politike nuk do të lejohen të tejkalojnë këtë shumë në komunat ku marrin pjesë në garën e raundit të dytë.
KAQPATA