Një 14-vjeçar me prejardhje nga Kosova, Len Fejzullahu, është shpallur hero në Gjermani pasi shpëtoi shokun e tij të shkollës nga një sulm i dhunshëm me çekiç. Ngjarja ndodhi në qytetin Friedberg në mes të tetorit, kur një 15-vjeçar sulmoi dy nxënës para nisjes së mësimit.
Sipas “Friedberger Allgemeine”, Leni reagoi me guxim të jashtëzakonshëm. Pasi pa shokun e tij të shtrirë në tokë, ai ndërhyri duke u përballur me sulmuesin, arriti t’ia merrte çekiçin dhe ta rrëzonte, pavarësisht se u godit në krah.
Sulmuesi, i veshur me uniformë ushtarake, kishte goditur rëndë një nga viktimat dhe ishte në posedim edhe të një thike. Ai tashmë ndodhet në paraburgim, nën akuzën për tentimvrasje dhe lëndim të rëndë trupor, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e prapavijës ekstremiste.
Pas incidentit, Leni dhe shoku i tij arritën të kërkonin ndihmë në shkollë, ku mësuesit njoftuan policinë dhe ambulancën. Kryebashkiaku i qytetit, Roland Eichman, e ka ftuar Lenin në një takim për ta falënderuar personalisht për aktin e tij të guximit.
KAQPATA