Turqia ka nënshkruar një marrëveshje me Britaninë e Madhe për blerjen e 20 avionëve luftarakë Eurofighter Typhoon, me vlerë 8 miliardë funte, njofton zyra e kryeministrit britanik, Keir Starmer.
Marrëveshja u finalizua në Ankara gjatë takimit mes Starmer dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, duke shënuar një moment të rëndësishëm në bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve.
Kjo lëvizje synon ta modernizojë flotën ajrore turke, e cila aktualisht përbëhet kryesisht nga avionë F-16, dhe ta forcojë pozitën e saj në rajon përballë fuqive si Izraeli. Ankaraja po kërkon të plotësojë boshllëkun e mbrojtjes deri në prodhimin e avionëve të saj vendas, KAAN, në vitet e ardhshme.
Sipas Reuters, Turqia mund të marrë në mënyrë të menjëhershme 12 avionë të përdorur Typhoon nga Katari dhe Omani, ndërsa pjesa tjetër do të vijë nga Britania në vitet në vijim.
Turqia, si vendi me ushtrinë e dytë më të madhe në NATO, shihet nga Perëndimi si partner kyç për stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe Evropën Lindore.
KAQPATA