Këngëtarja e njohur Rovena Stefa, ish-konkurrente e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, ka folur së fundmi për mënyrën se si u zhvillua gara drejt finales gjatë një interviste në emisionin The Elite Way me moderatoren Elita Rudin.
Duke iu përgjigjur pyetjes pse nuk arriti në finale, Rovena tha se disa pjesëmarrës që nuk ishin të preferuar nga publiku, megjithatë, arritën të shkonte në fund të spektaklit. Ajo theksoi mungesën e transparencës në procesin e votimit:
“Aty kuptohet qartë që kanë shkuar në finale edhe njerëz që nuk i ka dashur publiku, madje kanë qenë të urryer nga publiku dhe nuk i kanë çuar vota… kontrolli mbi votat nuk është, as publiku nuk i ka parë.”
Rovena shtoi se, sipas saj, gara mund të kishte përfunduar ndryshe nëse votat do të ishin trajtuar më transparent. Deklarata e saj ka rritur debatet mbi mënyrën se si trajtohen rezultatet e spektakleve reality në vend.
KAQPATA