Këngëtarja e njohur kosovare, Genta Ismajli, ka ndarë për herë të parë detaje nga momenti kur njohu bashkëshortin e saj, Huseyin Usta.
E ftuar në emisionin “Ftohtë e Nxehtë” në RTV21, ajo tha se takimi i parë me Ustën i ka ndryshuar jetën në mënyrë të papritur.
“Momentin kur e kam taku burrin tem, Ustan, mu ka ndryshu jeta mrenda natës,” rrëfeu Genta, duke shtuar se mes tyre kishte një “dashuri në shikim të parë”.
Në intervistë, këngëtarja përmendi edhe disa detaje që e kishin impresionuar bashkëshortin gjatë atij takimi të parë, duke e cilësuar atë si një moment të paharrueshëm në jetën e saj.
KAQPATA