Një gjykatë turke ka lëshuar një tjetër fletarrestim për kryetarin e burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu, nën dyshimet për “spiunazh politik”, raportoi agjencia shtetërore Anadolu.
Imamoglu, një nga rivalët kryesorë të presidentit Recep Tayyip Erdogan, ndodhet në burg që nga marsi, në pritje të gjykimit për akuzat për korrupsion. Ai gjithashtu është dënuar më parë për “fyerje dhe kërcënim ndaj prokurorit të Stambollit”.
Në deklaratën e tij nga burgu, Imamoglu e quajti këtë rast “një shpifje, gënjeshtër dhe komplot” që, sipas tij, “nuk do t’i kalonte nëpër mend as djallit”.
Sipas Anadolu, gjykata në Stamboll ka lëshuar fletarrest edhe për dy persona të tjerë, përfshirë kryeredaktorin e kanalit kritik ndaj qeverisë, Tele1, i cili u mor nën kontrollin e shtetit javën e kaluar.
Imamoglu akuzohet se ka kërkuar mbështetje ndërkombëtare përmes fondeve të mbledhura për kandidaturën e tij presidenciale, duke u përfshirë kështu në “spiunazh politik”.
Partia Popullore Republikane (CHP), që drejtohet nga Imamoglu, i ka cilësuar këto akuza si politike dhe të fabrikuara për të dobësuar opozitën para zgjedhjeve.
KAQPATA