Seanca gjyqësore në rastin e sulmit terrorist “Banjska”, e paraparë të mbahej sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, është anuluar.
Sipas njoftimit të gjykatës, arsyeja e anulimit lidhet me pamundësinë e Gjykatës së Shkupit për të realizuar lidhjen me video-konferencë me dëshmitarin nga Maqedonia e Veriut, pasi pajisjet teknike nuk ishin funksionale për datën 27 tetor 2025.
“Departamenti Special njofton se është anuluar seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të akuzuarve B.S., D.M. dhe V.T., për shkak se autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë bërë të ditur se nuk kanë mundësi të realizojnë video-lidhjen për dëgjimin e dëshmitarit të paraparë”, thuhet në komunikatën zyrtare.
Gjykata ka bërë të ditur se palët do të njoftohen paraprakisht për datat e reja të seancave. Kujtojmë se më 21 tetor kishte dështuar një tjetër seancë në këtë rast për shkak të mungesës së dëshmitares Dragana Antonijeviq.
KAQPATA