Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka bërë të ditur se dokumenti i publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara përmban edhe vlerësimet e gjeneralit Wesley Clark. Clark përshkruan ndërveprimet e tij me UÇK-në, delegacionin e Rambujesë dhe Hashim Thaçin.
Sipas mbrojtjes, Clark ka vënë në dukje mungesën e strukturës dhe organizimit të UÇK-së dhe kontrollin minimal që Thaçi kishte mbi forcat ushtarake, duke theksuar se ish-presidenti ishte kryesisht një figurë politike pa përvojë ushtarake. Dokumenti nënvizon gjithashtu se nuk do të ishte e drejtë t’i atribuoheshin Thaçit veprimet e të tjerëve.
KAQPATA