Gjykata Themelore në Prishtinë ka shtyrë seancën ndaj të akuzuarve Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq, të cilët po akuzohen për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë. Shtyrja u bë me kërkesë të mbrojtësit të të akuzuarve, për të pasur kohë për shqyrtimin e deklaratës së dëshmitarit Naim Haliti.
Sipas aktakuzës, Kostiq dhe Miloviq, si pjesëtarë të forcave policore serbe, janë të përfshirë në sulme ndaj civilëve shqiptarë në Vushtrri, duke përfshirë plaçkitje, djegie shtëpish, maltretim dhe vrasje të civilëve të paarmatosur.
Gjykata ka vendosur që dëshmitari Haliti të ftohet përsëri në seancën e ardhshme për të dhënë dëshminë e tij. /Betim për Drejtësi
KAQPATA