Një shpërthim në një stacion treni në veri të Ukrainës la katër të vdekur, përfshirë sulmuesin, njoftuan autoritetet ukrainase. Tre viktima ishin gra – një roje kufitare dhe dy civile – të cilat u vranë gjatë kontrollit të dokumenteve pranë një treni.
Autoritetet thonë se sulmuesi 23-vjeçar vdiq nga plagët në autoambulancë. Shërbimi i rojeve kufitare tha se ai së voni ishte arrestuar për tentim kalimi të paligjshëm të kufirit. Lloji i pajisjes plasëse nuk është konfirmuar ende.
KAQPATA