Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Komisionit Evropian, Gert Jan Koopman, ka folur rreth aplikimit të Kosovës për statusin e vendit kandidat. Ai tha se Komisioni Evropian është i gatshëm të përgatisë një mendim mbi aplikimin, por Këshilli Evropian nuk e ka kërkuar ende këtë.
Koopman theksoi se në Kosovë duhet të ketë reflektim pse Këshilli nuk po ecën përpara me këtë proces. “Nëse vendi nuk është plotësisht i angazhuar, është e vështirë të ecet përpara,” tha ai.
Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë kërkuar disa herë dhënien e statusit kandidat, duke theksuar se Kosova ka përmbushur kushtet dhe ka bërë reforma të suksesshme në demokraci dhe sundim të ligjit.
Zyrtarët e BE-së theksuan se progresi i Kosovës në këto fusha është i dukshëm, por vendi duhet të reflektojë mbi pengesat që po e frenojnë procesin e avancimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
KAQPATA