Në Dhomat e Specializuara në Hagë, Hashim Thaçi ka dorëzuar dosjen paraprake në rastin ku akuzohet së bashku me disa bashkëpunëtorë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Sipas mbrojtjes së Thaçit, Prokuroria po përpiqet të ndikojë në rezultatin e gjykimit për krime lufte duke krijuar procedura paralele dhe duke u mbështetur në akuza që sipas tyre nuk qëndrojnë.
Avokatja Sophie Menegon argumenton se akuzat për “pengim të personave zyrtarë” janë të mangëta, nuk specifikojnë personat e supozuar të prekur dhe bazohen kryesisht në dokumente, jo në prova gojore.
Mbrojtja gjithashtu thekson se zhvillimi paralel i këtij rasti me rastin për krime lufte po pengon mbrojtjen dhe po krijon parregullsi procedurale, duke vendosur barriera të pajustifikueshme për ekipin mbrojtës.
Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Aktakuza kundër tij për pengim të drejtësisë u bë publike më 23 tetor 2025.
KAQPATA