Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës zbuluan një bunker të improvizuar brenda një barnatoreje në Pejë, ku ishin ruajtur 468 pako barna me banderola të shteteve të huaja, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar në vend.
Dogana njofton se barnat nuk kishin dokumentacion të ligjshëm të origjinës apo importit dhe janë futur përmes kanaleve të jashtëligjshme, duke shmangur kontrollin doganor dhe standardet e sigurisë farmaceutike.
Procedurat hetimore janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me institucionet kompetente, ndërsa Dogana thekson angazhimin e saj për luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e shëndetit publik.
KAQPATA