Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njofton se uria dhe vuajtjet në Gaza mbeten të rënda, pavarësisht armëpushimit të shpallur dy javë më parë. Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se niveli i ndihmave është minimal dhe evakuimet mjekësore shumë të kufizuara.
“Pavarësisht armëpushimit të brishtë, situata mbetet kritike. Nuk ka ulje të urisë sepse nuk ka ushqim të mjaftueshëm,” theksoi Tedros, duke shtuar se shumë nga kamionët që hyjnë janë komercialë dhe njerëzit nuk mund të blejnë ushqimin.
Ai paralajmëroi se rreth 15 mijë pacientë, përfshirë 4 mijë fëmijë, kanë nevojë për trajtim jashtë Gazës, ndërsa evakuimet e një ose dy herë në javë nuk janë të mjaftueshme dhe disa vonesa nënkuptojnë vdekje.
Tedros bëri thirrje për hapjen e të gjitha kalimeve, përfshirë atë të Rafahut, dhe paralajmëroi se rindërtimi i sistemit shëndetësor të Gazës do të kushtojë të paktën 7 miliardë dollarë.
KAQPATA