Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, deklaroi se Turqia është e gatshme të organizojë një samit midis Rusisë dhe SHBA-së për të gjetur një zgjidhje paqësore për luftën në Ukrainë. Ai theksoi rëndësinë e pozitës strategjike të Ankarasë dhe gatishmërinë për të mbajtur dialog me të dyja palët.
Erdogan njoftoi gjithashtu se Turqia do të bashkëpunojë me vendet e Gjirit Persik për rindërtimin e Rripit të Gazës, i cili ka pësuar shkatërrime të mëdha nga sulmet izraelite, duke theksuar nevojën për një përpjekje të përbashkët për të siguruar një të ardhme dinjitoze për banorët.
KAQPATA