May 2, 2016 - Los Angeles, California, U.S - Wesley Clark, Chairman and CEO, Wesley K. Clark & Associates during the 2016 Milken Institute Global Conference held Tuesday May 3, 2016 at the Beverly Hilton Hotel in Beverly Hills, California. Los Angeles U.S. - ZUMAp124
Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Europën, Wesley Clark, është konfirmuar si dëshmitar i mbrojtjes në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.
Clark ka mbajtur këtë post gjatë luftës në Kosovë, nga 1997 deri në 2000, duke organizuar dhe mbikëqyrur fushatën ajrore të NATO-s që filloi më 24 mars 1999 dhe zgjati 78 ditë, me qëllim t’i jepte fund represionit dhe spastrimit etnik ndaj shqiptarëve nga forcat serbe.
Veprimet e tij detyruan ish-presidentin serb Sllobodan Millosheviq të tërhiqte forcat nga Kosova në qershor 1999, duke hapur rrugën për vendosjen e trupave të KFOR-it dhe kthimin e refugjatëve.
Paraqitja e Clark si dëshmitar i mbrojtjes po konsiderohet si një moment kyç në procesin gjyqësor, duke dhënë kontekst mbi operacionet ndërkombëtare gjatë luftës në Kosovë.
KAQPATA