Qeveria e Delhi-t ka nisur një eksperiment me “cloud seeding”, një metodë për të shkaktuar reshje artificiale, me qëllim përmirësimin e cilësisë së ajrit në qytetin më të ndotur në botë. Ky plan u propozua nga partia Bharatiya Janata (BJP)pas fitoreve elektorale të këtij viti.
Procesi përdor avionë ose dronë për të shpërndarë grimca ioduri argjendi në re, që favorizojnë grumbullimin e pikave të ujit dhe rritin mundësinë e reshjeve. Ministri i Mjedisit, Manjinder Singh Sirsa, njoftoi se fluturimi i parë provues u realizua të enjten, ndërsa kryeministrja Rekha Gupta tha se, nëse kushtet mbeten favorizuese, reshjet e para artificiale priten më 29 tetor.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kjo nuk është një zgjidhje e qëndrueshme. Problemi kryesor mbetet ndotja nga trafiku, fabrikat dhe djegia e mbeturinave bujqësore, ndërsa mungesa e reve gjatë dimrit kufizon efektivitetin e metodës. Profesorët Shahzad Gani dhe Krishna AchutaRao e krahasuan këtë metodë me iniciativa të mëparshme të pastrimit të smogut, të cilat nuk dhanë rezultat. Ata gjithashtu paralajmëruan për ndikimet afatgjata të kimikateve mbi shëndetin dhe bujqësinë.
Delhi mbetet qyteti më i ndotur në botë, me nivele ndotjeje që shpesh tejkalojnë ato të Pekinit gjatë krizës “airpocalypse” më 2013.
KAQPATA