Të jetosh si student në Gjermani po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Sipas një raporti të Institutit Empirica, çmimet e qirave në qytetet universitare janë rritur dyfish më shpejt se kostoja e përgjithshme e jetesës.
Në qytete si Mynihu, një dhomë në apartament të përbashkët kushton mesatarisht 750 euro, ndërsa në Siegen vetëm 350 euro. Diferencat e mëdha kanë bërë që shumë studentë të zgjedhin universitetet sipas mundësive financiare, jo cilësisë akademike.
Eksperti i Empirica, Reiner Braun, thekson se qiraja është kthyer në “kriterin kryesor” për zgjedhjen e universitetit. Ai shton se që nga viti 2012, çmimet e qirave për dhomat e përbashkëta janë rritur me 74%, ndërsa inflacioni i përgjithshëm me vetëm 32%.
Sipas studimit, mungesa e banesave të reja dhe qëndrimi i të diplomuarve në qytete po e rëndojnë tregun e qirasë. “E vetmja zgjidhje afatgjatë është ndërtimi i më shumë banesave, veçanërisht në periferi,” deklaroi Braun.
Ndërkohë, studentët përballen me zgjedhje të vështira: ose të jetojnë në qytete më të vogla si Jena, Erfurt apo Kassel, ose të përballojnë kosto të papërballueshme në metropole si Mynihu.
KAQPATA