Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar sanksione të reja kundër dy kompanive më të mëdha të naftës në Rusi – Rosneft dhe Lukoil – për të detyruar Moskën t’i japë fund luftës në Ukrainë.
Sipas Sekretarit të Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, këto kompani janë ndër burimet kryesore të financimit të “makinerisë së luftës” së Kremlinit. Sanksionet janë ndërhyrjet e para të drejtpërdrejta të administratës Trump kundër Rusisë dhe konsiderohen me rëndësi të madhe gjeopolitike.
Rosneft dhe Lukoil, që përbëjnë gjysmën e eksporteve të naftës ruse, janë futur në listën e zezë nga Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC). Ndërkohë, ekspertët theksojnë se ndikimi i menjëhershëm mund të jetë më shumë simbolik se praktik, por në plan afatgjatë mund të dëmtojë ndjeshëm ekonominë ruse.
Sanksionet pritet të ndikojnë edhe në tregjet globale të energjisë. Pas njoftimit, çmimet e naftës janë rritur me rreth 5%, ndërsa disa vende si India dhe Kina tashmë po rishikojnë importet nga Rusia për të shmangur shkeljen e masave të reja amerikane.
KAQPATA